Konferenca katër ditore për diasporën

Konferenca Diaspora Flet

17-20 Maj 2018
Prishtinë, Republika e Kosovës

Rreth Konferences

Germin organizon konferencën e parë ndërkombëtare “Diaspora flet”, e cila si mision ka krijimin e mekanizmave efektiv dhe mundësive për angazhimin e diasporës dhe lehtësimin e dialogut të dyanshëm me institucionet publike në vendin e tyre të origjinës.

 

Kjo konferencë do të shërbejë si një hapësirë në të cilën anëtarët e diasporës do të kenë mundësinë të lidhen dhe të angazhohen drejtpërdrejt me institucionet publike, të bashkëpunojnë dhe avokojnë për të drejtat e tyre ekonomike, shoqërore dhe politike. Programi do të përfshijë folës, pjesëmarrës dhe politikëbërës nga Komuniteti i Diasporës në Amerikën Veriore dhe Evropa, pjesmarrës lokal nga Kosova dhe Rajoni, si dhe disa nga ekspertët liderë botëror në fushën e angazhimit të diasporës. Së bashku ata do të trajtojnë praktikat globale dhe ndërlidhjen në mes diasporës, zhvillimit dhe diplomacisë..

Qëllimi i konferencës

Lidhja, Angazhimi, Bashkëpunimi, Avokimi

Krijimi i hapësirës ku pjesëtarët e diasporës dhe grupet e interesit mund të lidhen me institucionet publike dhe hisedarët e tjerë, për të krijuar mekanizma bashkëpunues për përfshirje në proceset politikëbërëse, dhe të avokojnë për të drejtat e tyre ekonomike, shoqërore dhe politike

  • 17-20 Maj 2018
  • Prishtinë, Republika e Kosovës
  • 150+ Antarë të Diasporës
  • Nga 22+ Shtete
  • Katër raporte për politika
  • 40+ Folës

Diaspora Flet Falënderon